Lajme

Sadiku viziton Tregun me Shumicë në kryeqytet: Gjatë qeverisjes tonë, do të sigurojmë mbështetje nga qeveria për të përmirësuar kushtet e tyre

02/05/2025 16:00
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Izet Sadiku gjatë ditës së sotme ka vizituar Tregun me Shumicë në kryeqytet, shkruan GazetaBlic.

Izeti thotë se gjatë këtij takimi bisedoi për nevojat e bizneseve, të cilat janë themelore për zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Tutje ai premton se gjatë qeverisjes së tij, do të sigurojmë mbështetje nga qeveria për të përmirësuar kushtet për këto biznese.

“LDK është gjithmonë në mbështetje të sektorit privat, që është kyç për rritjen e ekonomisë”, tha ai.

Postimi i plotë: