Lajme

Komuna e Prishtinës iu drejtohet qyterarëve: Mos i paguani faturat e mbeturinave nga Pastrimi

02/05/2025 14:09
nga:G B

Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët që të mos paguajnë faturat e mbeturinave të lëshuara nga Pastrimi.

Njoftimi:

Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri.

Faleminderit për bashkëpunimin!