Lajme

Bajqinovci viziton bizneset vendore në Hajvali: Janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës

02/03/2025 14:57
nga:N K

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci sot ka vizituar disa biznese vendore në Hajvali të Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre, që sipas tij bashkëbisedimi me ta dha një pasqyrë të qartë për sfidat dhe mundësitë që ata hasin çdo ditë.

“Bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, prandaj angazhimi ynë mbetet i palëkundur në mbështetje të tyre përmes politikave të drejta dhe investimeve që forcojnë ekonominë tonë”, shkroi tutje Bajqinovci në Facebook.