Lajme

Kurti nga tubimet në Prishtinë: Në mandatin e ardhshëm nisim ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë

01/31/2025 09:31
nga:N K

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherëshit kryetar i partisë, Albin Kurti ka mbajtur tubime në Prishtinë, për dy netë me radhë, shkruan GazetaBlic.

Kurti përmes një postimi në Facebook tregoi se tubimet u zhvilluan në Hajvali dhe Dardani, me ç’rast ai paraqiti planet dhe angazhimet e tij për qytetarët e Komunës së Prishtinës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kurti theksoi se, në mandatin e ardhshëm qeverisës, do të nisë ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe i Portit të Thatë, do të dyfishoj kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, do t’a rinovoj Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të ndërtoj Kullën TIK apo ICT Tower.

“Dy net me radhë, dy tubime në Prishtinë. Një në Hajvali dhe një në Dardani.

Për banorët e Komunës së Prishtinës e për qytetarët e Republikës, zotohemi se në mandatin e ardhshëm nisim ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë, do të dyfishojmë kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, rinovojmë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të ndërtojmë Kullën TIK apo ICT Tower”, shkroi Kurti.

Postimi i plotë: