Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Xhavit Zariqi, ka mbajtur takim me të rinjtë e Ferizajt.
Zariqi tha se ky takim shërbeu si platformë për të dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe aspiratat e tyre.
“Rinia është forca kryesore e ndryshimit, dhe në këtë drejtim, bashkëpunimi ynë është thelbësor për zhvillimin e Ferizajt dhe të gjithë vendit. Falënderoj secilin pjesëmarrës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në këtë takim” shkruan Zariqi raporton “Gazeta Blic”.
Xhavit Zariqi kandidon në këto zgjedhje me numrin 26.
Postimi i plotë:
Takimi me rininë e Ferizajt
Sot, në Ferizaj, pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë e këtij qyteti të mrekullueshëm, një brez plot energji, ide dhe vizion për të ardhmen. Ky takim shërbeu si platformë për të dëgjuar mendimet, shqetësimet dhe aspiratat e tyre, duke ndarë bashkë ide për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Rinia është forca kryesore e ndryshimit, dhe në këtë drejtim, bashkëpunimi ynë është thelbësor për zhvillimin e Ferizajt dhe të gjithë vendit. Falënderoj secilin pjesëmarrës për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në këtë takim.
Së bashku, me besim dhe punë të përbashkët, mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme.
Me respekt Xhavit Zariqi
Xhavit Zariqi 26✅