Lajme

Sot shkëmbehen katër ushtare izraelite të kapura peng nga Hamasi me rreth 200 të burgosur palestinezë

01/25/2025 09:07
nga:Sh R

Faza e dytë e lirimit të pengjeve dhe shkëmbimit të të burgosurve do të zhvillohet sot midis Izraelit dhe Hamasit.

Katër pengje izraelite do të lirohen në këmbim të rreth 200 të burgosurve palestinezë – Hamasi thotë se këto janë ushtare gra Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Allbag.

Fillimisht mendohej se një tjetër civile izraelite, Arbel Yehud, do të përfshihej në mesin e të liruarve. Por, është e paqartë pse emri i saj u la jashtë listës, shkruan BBC.

Shkëmbimi i sotëm pason lirimin e tre pengjeve gra izraelite që ndodhi gjashtë ditë më parë.

Katër gratë që do të lirohen sot janë të gjitha ushtare izraelitë që u kapën në bazën ushtarake Nahal Oz gjatë sulmeve të 7 tetorit.

Ndërkohë, të burgosurit palestinezë që do të lirohen sot pritet të jenë të një kategorie më të rëndë se të liruarit në shkëmbimin e parë. Kjo përfshin disa me dënime të gjata që kanë vrarë, por Izraeli këmbëngul se askush i përfshirë në sulmet e 7 tetorit nuk do të lirohet.

Katër pengjet që do të lirohen janë ushtaret izraelite Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy – të trija 20 vjeçe – dhe Liri Albag, 19 vjeçe. Të katrat u morën nga Hamasi nga një bazë ushtarake në kufirin Izrael-Gaza.

Motra e Ariev tha për BBC se dëgjoi të shtënat kur Karina e thirri gjatë sulmit: “Ajo ishte e frikësuar, qante, ishte në panik. Mesazhi i saj i fundit ishte ‘ata janë këtu’, në strehën e bombave. Ky ishte kontakti i fundit që ne kishim me të”.

Familja e Levy e ka përshkruar Namaan një “kërkuese të paqes” që më parë ishte pjesë e një nisme paqeje izraelito-palestineze, ndërsa nëna e Danielës thotë se ajo është “e fortë dhe e vendosur”.

Albag, e cila ishte 18 vjeç kur u mor peng, kishte filluar rolin e saj në bazën ushtarake vetëm dy ditë para sulmit të Hamasit. Tre javë më parë, Hamasi publikoi një video të Albag duke bërë thirrje që qeveria izraelite të arrijë një marrëveshje.

Dhe derisa pritet lirimi i pengjeve, në disa fotografi të publikuar nga BBC shihen shumë luftëtarëve të Hamasit që janë mbledhur në Sheshin e Palestinës, në qytetin e Gazës.

Ata janë duke valëvitur flamuj që i përkasin grupit së bashku me flamujt palestinezë. Luftëtarët janë të veshur me veshje ushtarake dhe disa me armë.