Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (shtunë), do të ndërpritet uji në disa rrugë e lagje.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, bëhet e ditur se me fillim nga ora 11:00 deri në orën 16:00 do të ndalen pompat, raporton GazetaBlic.
Pjesët e kryeqytetit që do të kenë mungesë furnizimi me ujë janë rr.“Ndue Përlleshi”, rr.“Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana.
“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër dt.25.01.2025 nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë: