Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 10, Besnik Tahiri, ka theksuar se zhvillimi i Kosovës nuk lidhet me “zhurmën”, por me investime të fokusuar në komuna, raporton GazetaBlic.
Gjatë një takimi me qytetarët në Viti, ai u shpreh se numri 137 do të punojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunave.
Tahiri vlerësoi kombinimin e intelektualit dhe traditës që e përfaqësojnë kandidatët Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi. Ai theksoi se fushata është e rëndësishme, por ajo që mbetet kryesore është dëgjimi i zërit të qytetarëve.
Kandidati i AAK-së shtoi se për ta, të gjitha qytetet dhe qytetarët e Kosovës janë të barabartë dhe do të kenë mbështetje dhe partneritet për zhvillim.
E plotë:
Zhvillimi nuk lidhet me zhurmën por me investime në komuna, këtë do ta bënë numri 137
Nuk ka mesazh më të fuqishëm për përkrahje sesa kur bashkohen të gjitha gjeneratat dhe të gjitha komunitetëve. Në Viti, një takim i ngrohtë dhe i përzemërt me qytetarët.
Kandidati Labinot Gjini dhe Engjëll Koliqi mishërojn më së miri kombinimin e intelektualit dhe të traditës. Fushata ka ritmin e saj, por ajo që mbetet madhështore është kur dëgjohet zëri i qytetarit.
Jeta e përditshme në qytete nuk lidhet me zhurmën; ajo kërkon fokus për komunat, zhvillim dhe mirëqenie.
Për ne, nuk ka qytete dhe qytetarë të ndarë sipas partive; ata janë qytetarët dhe komunat e Kosovës. Do të kenë gjithmonë mbështetjen dhe partneritetin tonë për zhvillim.