Xhavit Zariqi, kandidati i AAK-së për deputet me numrin 26, po qëndron aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ftuar nga një general amerikan, raporton GazetaBlic.
Gjatë vizitës së tij, ai ka pasur mundësinë të takohet me figura të rëndësishme dhe ka postuar disa fotografi nga ky udhëtim.
Në njërën nga fotot, ai shfaqet me Jason Emert, gjeneral i gardës kombëtare ajrore.
Në një tjetër fotografi, ai është i shoqëruar nga Ramush Haradinaj, kandidati i AAK-së për kryeministër.
Ky qëndrim në SHBA ka për qëllim forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të AAK-së, duke theksuar angazhimin e saj për të pasur një rol aktiv në politikat ndërkombëtare dhe për të kërkuar mbështetje për zhvillimin e Kosovës.
Kujtojmë se, Zariqi ka qenë pjesë në inaugurimin e Donald Trump, ku dje u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./GazetaBlic/