Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Fiknete Bejta, u prit mbëmë nga familjet Krasniqi dhe Sinani.
Bejta tha se në të kaluarën ashtu edhe tani Familjet Krasniqi e Sinani mbeten mbështetëse të palëkundura të LDK-së .
“Ne shpalosëm idetë e programin tonë se si do të punojmë e çfarë do të punojmë pas 9 shkurtit dhe morëm konfirmimin që këto dy familje të nderuar janë të rreshtuara pas ndryshimit edhe këtë herë” shkruan Bejta raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Familjet Krasniqi dhe Sinani na pritën mbrëmë ngrohtësisht.
Si në të kaluarën, ashtu edhe tani Familjet Krasniqi e Sinani mbeten mbështetëse të palëkundura të LDK-së që nga themelimi i saj me ideatorin e shtetit dhe Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova.
Ne shpalosëm idetë e programin tonë se si do të punojmë e çfarë do të punojmë pas 9 shkurtit dhe morëm konfirmimin që këto dy familje të nderuar janë të rreshtuara pas ndryshimit edhe këtë herë.
#Netja69
#Lumiri2025
#BëhuNdryshimi
#LDK124