Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka theksuar përkushtimin e partisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Mustafa kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se “nuk ndjen se qytetarët meritojnë përgjigje, përveç shakave që ua ofendojnë inteligjencën.”
Ai shtoi se qytetarët “e dinë se kush mund ta bëjë më të mirë të ardhmen e tyre.”
“Pushteti po i përbuzë qytetarët, pushteti nuk ndjen se qytetarët meritojnë përgjigje, përveç shakave që ua ofendojnë inteligjencën.Qytetarët e dinë se kush do ta bëjë më të mirë të ardhmen e tyre. Qytetarët e dinë se kush do të vazhdojë zhvillimin e këtij vendi dhe do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve të tij. Ata janë kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku dhe lista fituese e ekipit të LDK-së.” – ka deklaruar ai.