Lajme

Zyrtarët policorë pajisen me kartela xhepi për qasje cilësore ndaj personave me aftësi të kufizuara

01/16/2025 10:38
nga:N K

Policia e Kosovës ka pajisur zyrtarë policorë me kartela xhepi për qasje cilësore ndaj personave me aftësi të kufizuara, raporton GazetaBlic.

Sipas PK-së, bëhet fjalë për 8000 kartela xhepi të pranuara nga OSBE-ja, të cilat do të ndihmojnë zyrtarët policorë në trajtimin profesional të rasteve që përfshijnë këtë kategori qytetarësh.

“Në kuadër të përkushtimit të saj për ofrimin e sigurisë gjithëpërfshirëse, Policia e Kosovës (PK) ka bërë një hap të rëndësishëm për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara. Më 15 janar 2025, në një ceremoni të veçantë, PK ka pranuar 8000 kartela xhepi nga OSBE-ja, të cilat do të ndihmojnë zyrtarët policorë në trajtimin profesional të rasteve që përfshijnë këtë kategori qytetarësh.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje thuhet se kartelat janë ndarë në gjuhën shqipe (7000), serbe (1000), dhe angleze (40), dhe do të shpërndahen tek zyrtarët hetues, sektorial dhe reargues dhe do të punën e PK-së në përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit.

“Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit me OSBE-në, duke forcuar përkushtimin e PK-së për profesionalizëm dhe gjithëpërfshirje në shërbimet ndaj qytetarëve”, thuhet tutje.