15 janari i 1999-të shënon një nga ngjarjet më makabre të shkaktuara nga aparati ushtarako-policor i Sllobodan Millosheviqit.
Në Masakrën e Reçakut, u vranë 45 civilë të pafajshëm nga ky fshat i vogël i Shtimës.
Ky akt barbar i Serbisë, alarmoi bashkësinë ndërkombëtare se diçka duhej të bëhej, për ta parandaluar spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Në fakt, ishte dikush që ia dha vulën intervenimit të NATO-s.
Asokohe ambasadori i OSBE-së William Walker, pa tmerrin me sy dhe e cilësoi si gjenocid atë se çka kishte ndodhur.
E ishte dikush që përforcoi me pamje fjalët e Walkerit.
Profesori i kamerës dhe fotografisë Sylejman Kllokoqi, tregoi drejtpërdrejtë në Edicionin Special në Klan Kosova se çka kishte filmuar në Reçak me kamerën e tij.
Kllokoqi tregoi edhe përjetimet e tij nga kjo ngjarje tejet e rëndë, që ndryshoi historinë e Kosovës./Klankosova/