Lajme

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon një person në Leposaviq

01/15/2025 09:39
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë në Vraqevo të Leposaviqit të cilin e drejtonte një burrë, shtetas i Serbisë, raporton GazetaBlic.

Në raportin e policisë thuhet se është vërtetuar se i njëjti ka hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia ilegalisht.

Po ashtu, i njëjti është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Vraqevo, Leposaviq / 14.01.2025-20:00. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë, drejtuar nga i dyshuari serb-shtetas i Serbisë. Gjatë verifikimit është vërtetuar se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Republika e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.