Lajme

Salihu: Anamorava jep besim por nuk ta fal gabimin, do ta ndëshkojnë këtë qeveri që po shkon

01/14/2025 20:00
nga:G B

Lumbardh Salihu, kandidat i LDK-së për deputet, ka thënë se Anamorava ka njerëz të punës dhe të fjalës dhe ata edhe kësaj here do ta  ndëshkojnë qeverinë që po shkon, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është i lumtur për mbështetjen ndaj LDK-së dhe i nderuar me dashurinë që po merr.

Postimi i tij i plotë:

Anamorava ka njerëz të punës dhe të fjalës. Ata të japin besimin, por nuk ta falin gabimin, dhe kësaj here do të ndëshkojnë këtë qeveri që po shkon. Jam shumë i lumtur për mbështetjen që na japin si LDK në çdo fshat e lagje dhe jashtëzakonisht i nderuar për dashurinë që më japin çdo ditë. Kjo më bën të ndihem jashtëzakonisht mirë dhe më rrit përgjegjësinë për t’i përfaqësuar sa më denjësisht. Jam shumë krenar që jam Anamoravas. Ju dua!

#LDK124

#LumirAmbxhiku1

#LumbardhSalihu77