Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka qëndruar gjatë ditës në Gjakovë dhe Rahovec ku janë takuar me strukturat dhe aktivistë të PDK-së për t’u mobilizuar për fitoren e madhe.
Haxhiu tha se entuziazmi i jashtëzakonshëm në të dy komunat dëshmojnë besimin e madh në vizionin dhe platformat që ofron PDK.
“Fitorja e madhe është më afër se kurrë, dhe angazhimi i gjithsecilit nga ne është më i fortë se asnjëherë tjetër. Po vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në Gjakovë dhe Rahovec, bashkë me strukturat dhe aktivistët e PDK-së, mobilizim për fitoren e PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
Entuziazmi i jashtëzakonshëm në të dy komunat dëshmojnë besimin e madh në vizionin dhe platformat që ofron PDK.
Fitorja e madhe është më afër se kurrë, dhe angazhimi i gjithsecilit nga ne është më i fortë se asnjëherë tjetër. Po vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.
#PDK131
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109