Lajme

Parashikimi i analistit politik: LVV në vendin e parë, LDK në të dytin, PDK në të tretin/ Asnjë prej tyre s’e kalon 40%!

01/04/2025 11:14
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike, Arbnor Sadiku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me fushatën zgjedhore që ka fillur intensivisht në Kosovë.

Sadiku bëri edhe një parashikim të rezultatit duke thënë se LVV-ja pritet të rënditet në evndin e parë me 38%, LDK-ja në të dytin, PDK-ja në vendin e tretë ndërsa AAK-ja në venin e katërt.

Ai u shpreh i bindur se 40% nuk do të arrijë t’a kalojë asnjë parti politike.

“Në bazë të sondazheve që kemi pa diku 38% ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, partia e dytë ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës kurse partia e tretë mendoj se mund të jetë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca dihet që lufton për atë 9-10% së bashku me Nismën. Kësisoj mund të kemi koalicionet varësisht nga i pari se sa do të arrijë me përqindje. Por unë jam i bindur se 40% nuk do të arrijë t’a kalojë asnjë parti politike sepse edhe sondazhet deri në ditën e zgjedhjeve mund të luajnë diku deri 3%” tha Sadiku në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.