Lajme

Kryeziu pas vendimit të PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe- KQZ-ja ka për detyrë të administrojë zgjedhjet duke shmangur çdo ndikim politik

12/25/2024 17:18
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e këtij subjekti politik.

Kryeziu ka ndarë vendimin me ndjekësit dhe ka theksuar se ‘KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik’

“KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik.Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se KDI pas vendimit të KQZ-së per moscertifikimin e Listës Serbe kishin deklaruar se i njëjti ishte i motivuar politikisht.

Reagimi i plotë:

Ja, pse e kritikuam vendimin Politik të KQZ-së?

Sot, PZAP ka anuluar njoftimin e KQZ-së të datës 23.12.2024 dhe ka urdhëruar certifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të saj. Ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore.

KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik.

Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend.

 

LAJMI I FUNDIT: PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi i saj