Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka mirëpritur zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, gjatë vizitës së tij te trupat italiane që janë pjesë e KFOR-it.
Sipas një njoftimi nga ambasada italiane, thuhet se Tajani ka theksuar rolin jetik të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duke e vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të këtij misioni për ruajtjen e sigurisë në rajon.
Në këtë rast, Tajani ka dërguar gjithashtu urime për Krishtlindje për ushtarët italianë që shërbejnë në Kosovë, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
“Ambasadori De Riu mirëpriti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani gjatë vizitës së tij te trupat italiane në misionin NATO KFOR në Kosovë. Tajani theksoi rolin kyç të Forcave të Armatosura italiane në sigurimin e paqes në Ballkan dhe u shpreh me urime për Krishtlindje për ata që shërbejnë”, thuhet në njoftim.
Ambassador De Riu welcomed 🇮🇹 Deputy PM and FM Antonio Tajani during his visit to Italian troops in the NATO KFOR mission in Kosovo. Tajani highlighted the vital role of the Italian Armed Forces in ensuring peace in the Balkans and extended Christmas greetings to those serving. pic.twitter.com/DoOfqBdeo0
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) December 24, 2024