Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot ndaj vendimit për të mbyllur për një vit Tik Tok-un në Shqipëri.
Sipas tij, kryeministri Rama e ka ndërmarrë këtë akt pasi ka parë sondazhet që PD-ja ka një audience të madhe në këtë rrjet social.
“Kërkon pra me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë, e cila ka meritën e veçantë, njëlloj si Twitter, pasi u ble nga Elon Musk, të mos aplikojë censurën. TikTok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama.Sipas një kompanie shumë serioze të studimit. PD dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet.Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në TikTok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale dhe pollet e përditshme që bën”, u shpreh Berisha.
TikTok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama, shtoi më tutje kreu i PD-së.