Sporti

Trajneri i Serbisë komenton përballjen me Shqipërinë: Nuk do të ndodhë asgjë jashtë futbollit

12/13/2024 15:33
nga:Mergim Rreci

Shqipëria i ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikueset e Kupës së Botës.

‘Kuqezinjtë’ do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letonia dhe Andora, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas shortit, trajneri i Serbisë, Stojkovic, ka diskutuar sa i përket shortit duke premtuar “paqen” me Shqipërinë në fushën e blertë.

“Një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Conference League. Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera. Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”, tha Stojkovic.