Sporti

Nuk u zhvillua në nëntor shkaku i vërshimeve, ja kur luhet ndeshja Valencia – Real Madrid

12/05/2024 15:02
nga:Lorik J

La Liga ka caktuar datën për ndeshjen e shtyrë të xhiros së 12-të të kampionatit spanjoll ndërmjet Valencias dhe Real Madridit.

Ndeshja ishte menduar të luhej më 2 nëntor në Mestalla, por nuk ndodhi për shkak të përmbytjeve në qytet.

Ndeshja do të zhvillohet më 2 janar, e cila praktikisht do të hapë vitin 2025 në futbollin spanjoll. Takimi fillon në orën 21:00. Kjo do të thotë se muaji i parë i vitit do të jetë shumë i ngarkuar për “mbretërit”.

Nëse Real Madrid kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës dhe në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit, Los Blancos do të luajë gjithsej nëntë ndeshje në janar – tre në La Liga, dy në Ligën e Kampionëve, dy në Super Kupë dhe dy në Copa del Rey.

/GazetaBlic Sport