Lajme

Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

11/26/2024 13:30
nga:Sh R

Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.

John Alfred Tinniswood vdiq të hënën në shtëpinë e kujdesit në Southport ku jetonte.

Ai u bë njeriu më i vjetër i gjallë në botë në prill të këtij viti, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familja e tij tha se dita e fundit e Tinniswood ishte “i rrethuar nga muzika dhe dashuria”.

Tinniswood, i cili lindi në të njëjtin vit që u mbyt Titaniku, më 26 gusht 1912, u bë njeriu më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2020.

Ai u njoh nga Libri i Rekordeve Guinness si njeriu më i vjetër në botë në prill të 2024.