Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin.C të hënën e 18 nëntorit në kryeqytet, pas një sherri në shkollën “Fan Noli”.
Burimet policore bëjnë me dije se arma e ftohtë është gjetur te “Unaza” pranë zonës së ish-ATSH-së, në Tiranë.
Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes me thikë të Martin.C. Të dy ishin nxënës të shkollës “Fan Noli’ në Tiranë, pak metra larg së cilës 4 ditë më parë ndodhi vrasja.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur ditën e sotme mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.