Lajme

Arrestohet polici për aksidentin që la një të vdekur

11/18/2024 16:53
nga:G B

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic nën dyshimin se ka shkaktuar aksidentin e 5 nëntorit ku si pasojë e kësaj vdiq dje një person.

Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura,  një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës e modelit Skoda Octavia dhe një veturë private e modelit Skoda Karoq të cilën ka qenë duke e drejtuar një qytetar i Vushtrrisë.

Zyrtari policor i cili ishte duke drejtuar veturën zyrtare është suspenduar me rekomandim të IPK-së ditën e aksidentit, bëhet e ditur në kumtesë.

“Në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit të Shtetit,  sot nga IPK është arrestuar zyrtari policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Inspektorati Policor.