Sporti

Bernardo Silva për formën e dobët të Man City: “Nuk më kujtohet kur kemi humbur dy ndeshje radhazi”

11/17/2024 11:36
nga:Lorik J

Bernardo Silva ka komentuar periudhën e vështirë të Manchester Cityt sa i përket rezultateve.

Skuadra e Pep Guardiolës ka humbur katër ndeshjet e fundit – ndaj Tottenhamit në Kupën e Ligës Angleze (1:2), ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve (1:4), dhe ndaj Bournemouth dhe Brighton (të dyja 1:2) në Premier League. .

“Ky pushim ka qenë i mirë për ne”, tha Silva në një intervistë.

“Le të mos e mohojmë: Ishte një kohë e vështirë për ekipin tonë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në karrierën time [katër humbje radhazi].

“Gjatë kohës sime në Manchester, as që mbaj mend të kemi humbur dy ndeshje radhazi.

“Pushimi ka qenë i mirë sepse disa lojtarë do të rikthehen nga lëndimi dhe ne jemi gati të performojmë më të mirën përsëri në këtë pjesë të sezonit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport