Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në stacion policor Jugu në Prishtinë janë paraqitur dy femra kosovare në lidhje me një familjar të tyre, mashkull kosovar i cili gjatë verifikimit kishte rezultuar me urdhër arrest.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 22:12.
“Në stacion policor janë paraqitur dy femra kosovare në lidhje me një familjar të tyre mashkull kosovar i cili gjatë verifikimit kishte rezultuar me urdhër arrest. Njësiti policor pasi që kishte marrë të kërkuarin e dyshuar për realizim të urdhëresës të cekur më lartë, ato kanë penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë dhe sulmuar me qëllim të shmangin realizimin e urdhëresës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.