Kryetarja e Komisionit për integrim, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, duke komentuar miratimin e buxhetit për vitin 2025 nga Qeveria e Kosovës, tha se është hera në Kosovë që nuk merret parasysh asnjë amendament i opozitës.
Krasniqi tha se ky është buxhet “i stagnimit e i degradimit”.
“Për herë të parë, në Republikën e Kosovës, nuk është marrë parasysh asnjëherë për katër vite, asnjë amendament i opozitës, për herë të parë ndodh kjo. Ky buxhet është buxhet i stagnimit, i degradimit sepse e keni parë tash e katër vite që këta i kanë harru qytetarët e Republikës së Kosovës dhe tani normalisht që është fushatë zgjedhore dhe po mundohen përmes moshave të ndryshme me u mundu prapë me fitu besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi në ATV.