Lajme

Kryeziu: Kontradikta e qytetarëve të Kosovës – Largohen nga keqqeverisja, por mbështesin politikën e dështuar

11/12/2024 20:14
nga:G C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka ngritur shqetësimin për një fenomen që po vazhdon të ndikojë negativisht në Kosovë: ikjen masive të qytetarëve, sidomos të rinjve, drejt vendeve perëndimore për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe keqqeverisjes, raporton GazetaBlic.

Kryeziu ka theksuar se arsyet kryesore të këtij largimi janë kërkesa për mundësi më të mira pune, siguri dhe mirëqenie, të cilat, sipas tij, qytetarët i lidhin ngushtësisht me korrupsionin dhe keqqeverisjen në të gjitha nivelet e pushtetit.

“Deri këtu, mund të jetë e pranueshme dhe, po i themi, e kuptueshme”, ka thënë Kryeziu, duke nënvizuar se qytetarët kanë pasur arsye të forta për të kërkuar mundësi jashtë vendit.

Megjithatë, ai ka shfaqur një tjetër shqetësim lidhur me një kontradiktë që po ndodh në shoqërinë kosovare.

“Po të njëjtit qytetarë që janë larguar për shkak të keqqeverisjes, të njëjtit qytetarë që thonë se janë larguar për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë, tani i shohim me entuziazëm dhe pasion, duke mbushur sallat dhe pjesëmarrës në takime parazgjedhore. Ata duartrokasin, bëjnë selfie dhe mirëpresin ata që, sipas tyre, kanë qenë shkaktarë të largimit të tyre nga Kosova”, ka theksuar Kryeziu.

E plotë pa ndërhyrje:

Ne vitet e fundit, qytetaret e Kosoves, e sidomos moshat e reja, kane ikur masivisht drejt vendeve perendimore, kryesisht per arsye pune, sigurie dhe per nje mireqenie me te mire. Arsyen e ikjes shumica ia kane faturuar keqqeverisjes, korrupsionit te partive politike dhe pushtetareve ne te gjitha nivelet e qeverisjes.

Deri ketu mund te jete e pranueshme dhe, po i themi, e kuptueshme.

Megjithate, te njejtit qytetare qohen, parfymosen, krehen e shkrehen, dhe plot entuziazem e pasion i mbushin sallat, marrin pjese ne takime parazgjedhore, duartrokasin e bertasin, i mirepresin dhe i thejne kembet per ndonje selfie me politikane dhe pushtetare, nga te cilet thone se kane ikur!?

Vertet i pergezoj👏👏