Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se nuk duhet faturuar Trumpit idetë për kufijtë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se idetë dhe planet për ndarje, këmbim, shkëmbim territoresh, për autonomi të veriut etj. nuk na i solli Trumpi, ai i gjeti ato në mesin tonë, të gatuara në kuzhinat e Beligradit në krye me Vuçiqin e të kapërdira lehtë nga Edi Ramat, Hashimat, Isat, Editat e tani edhe Albinat.
Postimi i saj i plotë:
Mos ia faturoni Trump-it idetë dhe planet e kufijve të Kosovës, o trimat e trimneshat e Dardanisë, o zajednicat, fusnotat e autonomashat e veriut të Kosovës!
Idetë dhe planet për ndarje, këmbim, shkëmbim territoresh, për autonomi të veriut etj. nuk na i solli Trumpi, ai i gjeti ato në mesin tonë! Të gatuara në kuzhinën e Beligradit në krye me Vuçiqin e të kapërdira lehtë nga Edi Ramat, Hashimat, Isat, Editat e tani edhe Albinat! Merruni me veten e mos u fshehni pas Trumpit duke bërë prej tij gogolin!