Një nga talentët më të dalluar shqiptar të futbollit në Suedi për moshat 17 vjeçe padyshim është i riu Leart Krasniqi.
Pas tri vitesh te klubi IFK Tumba, Leart Krasniqi nënshkroi para dy vitesh kontratë profesionale me IF Brommapojkarna që bën gara në Ligën elitare të Suedisë, Allsvenskan.
Në kampionatin e sivjetëm arritën të fitojnë titullin e kampionit të Suedisë për U17 në ligën elitare të Suedisë, Allsvenska.
Në 26 ndeshje, Learti ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 19 asiste si mesfushor ofensiv.
Trajnerët e kombëtareve në Tiranë e Prishtinë duhet ta kenë parasysh këtë talent të rrallë dhe të mos lejonë që ta rrëmbejnë të tjerët.