Në mesin e shumë të ftuarëve që sonte i’u bashkangjitën organizimit të mediumit Kanal10, në nder të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë është edhe Ardian Gjini, kryetari i komunës së Gjakovës, njëherëshit edhe anëtar i AAK-së.
Gjini teksa fliste, përgëzoi stafin e Kanal10 për organizimin.
“Është shumë, është shumë mirë ndjenjat e qytetarëve të Kosovës janë të jashtëakonshme për SHBA-të, kështu që në këtë rast i’u uroj juve këtë ngarje shumë të madhe, kjo e tregon edhe seriozitetin e juaj si medium”, deklaroi ai.
E se kë preferon ai, mes dy kandidatëve me anë të ndryshme tregoi vet ai.
“Më kujtohet në 2016 ka qenë një pritje kësi soji, diku tjetër edhe në garë kanë qenë ish presidenti Trump dhe Hillary Clinton, kam pas thënë që për Kosovën të gjitha administratat janë njejtë. Mbëështetja për Kosovën ka qenë mbipartizane, kështu që tek kjo lidhje unë nuk besoj që kushdo që fiton ka me pas luhatje. Unë sikur të isha qytetarë amerikan do të kisha votu për Harris se është grua”, deklaroi ai.