Ministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Arbërie Nagavci, ka thënë se kanë hapur konkurs për ndarje të bursave për studentët nga Republika e Shqipërisë, në universitete publike në programet baçelor dhe master për vitin akademik 2024-2025.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se “të drejtë aplikimi për bursë kanë të gjithë/a studentët/et në nivelin BA dhe MA që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, nga Republika e Shqipërisë të cilët/at i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara:
Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 nëntor në ora 16:00. Detajet e konkursit në këtë link: https://shorturl.at/X0FtA