Lajme

Arrestohen katër burra në Gjakovë, u përleshën fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje

10/25/2024 09:38
nga:N K

Policia e Kosovës ka arrestuar katër burra në Gjakovë, meqë pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM TRUPOR/SULM – Rr. UÇK-së, Gjakovë 24.10.2024-16:11. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.