Lajme

Rutte: NATO qëndron me Turqinë, e dënojmë sulmin terrorist

10/23/2024 19:39
nga:Sh R

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se ka biseduar me presidentin turk Recep Tayiip Erdogan për sulmin e sotit që ndodhi në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH, ku katër persona mbetën të vrarë (viktima), poashtu edhe dy sulmuesit.

Në një postim në platformën X, Rutte tha se mesazhi i tij ishte i qartë se NATO qëndron me Turqinë.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. NATO qëndron me aleatin tonë,Turqinë”.

“Ne e dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, ka thënë Rutte.