Lajme

Vetëvendosje i thotë opozitës: Me Qeverinë Kurti nuk mund të blihet një ari tokë me 50 euro, e të shitet 7 mijë

10/19/2024 13:54
nga:Sh R

Partia e kryeminsitrit Albin Kurti ka adresuar sot kritika ndaj partive opozitare.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, thotë se PDK, LDK dhe AAK kanë siklet me Qeverinë Kurti, për disa arsye.

Sipas kësaj partie, sikleti lidhet me atë se me Qeverinë Kurti nuk mund të blihet një ari tokë me 50 euro, e të shitet 7 mijë euro.

“Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti? Sepse nuk ka më që PDK, LDK e AAK: Me ble 3.52 euro për ari të tokës; Me ble 50 euro një ari tokë publike e me e shitë 7 mijë euro për ari; Terminale për të fortët e partisë e grupe të interesit; Terminale për djemtë e kryetarit”, thuhet në reagimin e VV-së.