Lajme

Raporti i Bankës Botërore, ekonomisti kosovar: Ministri Murati ka mungesë të dijes se si nxirren këto rezultate

10/18/2024 12:49
nga:N K

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar.

Ekonomisti, Arton Muhaxheri i ftuar në Dukagjini, është shprehur se kjo gjë shihet, ku sipas tij Kosova nuk ka shënuar rritje të paparë ekonomike.

“Përkundër kemi regres ekonomik, dhe kjo përkthehet në situatën që e kemi,” tha Muhaxheri.

Muhaxheri komentoi edhe reagimin e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit ku tha se ministri ka mungesë të informacionit se si nxjerren rezultatet.

“Edhe ministri dje e ka demantuar lajmin e Bankës Botërore, mendoj që vetë ministri ka mungesa të dijes për formën se si nxjerren këto reultate, natyrisht e kuptoj edhe qeverinë që do me mbrojtë veten me rezultatet në situatën ku e ka pru Kosovën në aspektin ekonomik”, shtoi Muhaxheri.

Tutje ai theksoi se ky raport është i besueshëm, ndonëse Kosova ka rezultuar më keq se shtetet tjera përreth.