Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një prononcim për Gazeta Blic, e ka quajtur skandaloze deklaratën e ministrit Hekuran Murati, i cili i quajti shushunja opozitën, që ia kanë pirë gjakun Kosovës për 20 vjet.
Gashi tha se po shihet mentaliteti dhe kapaciteti i punës së tij për katër vjet.
“Skandaloze. Ai është duke ia ç’pirë gjakun Kosovës me siguri, sepse në katër vjet 12 miliardë i ka shpenzuar dhe asnjë projekt madhor, asnjë zhvillim i Kosovës, kjo tregon se çfarë mentaliteti ka dhe çfarë kapaciteti të punës”, u shpreh ai./Gazeta Blic/