Lajme

Kastrati: Situata me FSK-në e tregon nevojën urgjente që ta vendosim Kurtin në koshin e plehrave historike

10/11/2024 21:13
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me letrën e ankesës që komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ia ka dërguar ministrit të FSK-së, Ejup Maqedonci, lidhur me ushqimin e ushtarëve.

Kastrati në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kjo është një situatë kolapsi, sipas tij nxitimi për të vjedh në gullash dhe pasul i ka lënë ushtarët pa ushqime.

“Kjo është situatë kollapsi. Rezultat i pritur sepse nga aspekti i qeverisjes janë treguar kasneca te vertete. Qe tri vite nuk i kanë blerë ushtarëve çizme e uniforma, ndërsa nxitimi për me vjedh në gullash e pasul i ka lenë ushtaret pa ushqime. Turp dhe Mjerim”, tha ai.

Ndër të tjera Kastrati thotë se çdo ditë me Kurtin në krye të qeverisë është 1 vit i humbur për Kosovën.

Ai thotë se situata e fundit e krijuar me FSK-në, është urgjencë që me 9 shkurt Kosovës ti hapet rruga e një qeverisje normale pa Albin Kurtin.

“Kjo ka spjegim sepse siç është shefi (Kurti) ashtu është krejt ekipa e kësaj qeverie. Çdo ditë me Kurtin në krye të qeverisë 1 vit i humbur për Kosovën. Kjo situatë me FSK-në dhe jo vetëm është urgjencë që me 9 shkurt Kosovës me ju hap rruga e një qeverisje normale pa Albin Kurtin. Kjo situatë me FSK e tregon nevojën urgjente me vendos Kurtin në koshin e plehrave historike”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.