Lajme

Abdixhiku pas takimit me Kasanof, LDK: Kryetari shprehu shqetësimin për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të

10/11/2024 11:52
nga:Y I

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me zëvendësndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherit i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështjet strategjike vitale për të dy vendet.

LDK në një postim në Facebook shkruan se Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë.

“Kryetari Abdixhiku e siguroi Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë. Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi Kasanof për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik ‘Rruga e re’. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftim.