Lajme

Ende shumë mangan në Badoc, këto janë pikat që po furnizohen nga autobotet

10/09/2024 15:07
nga:G B

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar që liqeni i Badocit vazhdon të ketë sasi të lartë të manganit, por që autobotet janë duke e vazhduar furnizimin në pika të caktuara.

“Të nderuar konsumatorë! Përderisa vazhdon të jetë ende sasi e lartë e manganit në liqenin e Badocit, ju njoftojmë se autobotet janë duke vazhduar furnizimin me ujë në këto pika, nga ora 08:00-22:00 – Badoci, Kishnica Sushica, Shashkovci, Graçanica, Llapnasella, Preoci, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga ‘Muharrem Fejza’, Rruga ‘Ndue Përleshi’, Rruga ‘Sokol Sopi’, Rruga ‘B’ dhe ‘C’, Bregu i Diellit në tërësi, etj.

“Krahas kësaj, autobotet po qëndrojnë më gjatë në ndonjë pikë duke pasë parasysh gjithnjë kërkesat më të mëdha”.

“Përveç që ujë për pije po shpërndajmë te qytetarët, fokus janë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Deri në njoftimin e radhës, mbetet kështu”.