Lajme

Ibrahimi: Ligji për tatimin në pronë do të rrisë faturat për bizneset më shumë se 200%

10/06/2024 14:49
nga:G C

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka shprehur shqetësimin për pasojat që pritet të ketë ligji i ri për tatimin në pronë, të miratuar vitin e kaluar, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ky ligj do të rezultojë në një rritje të konsiderueshme të tatimeve për pronat komerciale, me faturat që mund të rriten më shumë se 200%.

Ibrahimi theksoi se diferenca midis vlerës së faturës së dërguar këtë vit dhe vlerës minimale të faturës për vitin e ardhshëm është alarmante. Ai bëri të ditur se kjo rritje është rezultat i ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave, i cili është bërë pa konsultime me komunat.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kundërshtuar këtë ligj, duke marrë parasysh se rritja e tatimeve do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për bizneset tona dhe do të ndikohet negativisht zhvillimi ekonomik,” tha Ibrahimi.

Ai kërkoi nga niveli qendror të nisë procesin e amandamentimit të ligjit, në mënyrë që të diskutohet me komunat për të mirën e qytetarëve të Kosovës.