Lajme

Klinka e re e Ortopedisë, Kurti: Të përkushtuar që çdo individ të marrë trajtim dhe kujdes të denjë

10/03/2024 17:25
nga:G C

Kryeministri Albin Kurti foli për hapjen e Klinikës së Re të Ortopedisë, një objekt modern që do të ofrojë shërbime shëndetësore të avancuara për qytetarët e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Klinika përfshin tri reparte dhe katër salla operative, si dhe gjithsej 22 dhoma me nga dy shtretër, të pajisura me banjo private.

Kjo klinikë e re është projektuar për t’u ofruar pacientëve kushte të shkëlqyera, duke përfshirë mekanizmin digjital të thirrjes për infermierët dhe mjekët, si dhe sistem ventilimi dhe klimatizimi të avancuar.

Kryeministri Kurti theksoi se kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve shëndetësore të dinjitetshme dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që çdo individ të marrë trajtim dhe kujdes të denjë,” tha ai.

E plotë: