Lajme

Largimi i Rrahmanit dhe Korenicës nga LVV-ja, analistët politik: Mund ta dëmtoj Lëvizjen Vetvendosjse deri në 3%

10/01/2024 15:51
nga:Sh R

Deputetët e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, në një konferencë për media kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e LVV.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka folur analisti politik Arton Demhasaj, ku thotë se çdo largim sidomos kur janë figura më të njohura për publikun, mund ta dëmtojnë Lëvizjen Vetvendosje.

Demhasaj thotë se në zgjedhjet e fundit një grup i madh i besimtarëve të religjionit islam e kanë votuar Lëvizjen Vetvendosje, për shkak të deputetit Rrahmani dhe Korenica.

Ai gjithashtu tregon se ky grupacion i ri politik, edhe përkundër që munden mos me kalu pragun, mund ta dëmtoj LVV në një numër të votave .

“Normalisht mendoj që cdo largim sidomos kur largohen figura të njohur në public, normalisht që munden me dëmtu, e sidomos në këtë rast që po flasim për dy deputet që në një farë mënyrë i kanë përkit një rryme të LVV që lidhet pak në aspektin religjioz, e që dihet që në zgjedhjet e fundit kogja do vota të një grupi të madh të besimtarëvëe të religjionit islam e kanë votu LVV pikërisht për shkak të këtyre dy figurave që kaën qenë në LVV. Ky grupacion politik edhe përkundër që mund mos me kalu pragun, mundet me dëmtu LVV në një numër të votave i merr prej LVV dhe shkojn në drejtim të këtij grupi”, tha Demhasaj.

Ndërsa analisti Arbnor Sadiku, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se LVV nga largimi i Rrahmanit dhe Korenicës mund të dëmtohet deri në 3%, ku thotë se nuk do të ketë dëm koleteral zgjedhor.

“Po mund të dëmtohet deri në 2 apo 3%, përqind të elktoratit ama sdo ketë dëmë koleteral zgjedhor, per ta, me rastin e krijimit të partisë së re”, tha Sadiku.