Lajme

Kosova 25-vjet pas çlirimit, Kurti do të flasë para studentëve amerikanë

09/30/2024 17:45
nga:G C

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë një ligjëratë në një ligjëratë në Universitetin Yale, përkatësisht Shkollën Jackon për Çështje Globale, në Connecticut të ShBA-së.

Kurti do të flasë mbi progresin demokratik dhe rritjen ekonomike si dhe rritjen e rrezikut nga Rusia dhe Serbia, 25 vjet pas çlirimit të vendit.

Ligjërata në fjalë do të fillojë nga 18:10 me orën lokale në Kosovë, ndërsa në ora 12:10 me orën lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.