Në xhiron e pestë të La Ligës, Atletico Madrid mposhti në shtëpi Valencian. Golat u shënuan nga Conor Gallagher, Julian Alvarez dhe Antoine Griezmann.
Griezmann, i cili shënoi realizoi për 2-0, vrapoi drejt tribunës me topin në duar dhe ia hodhi atë tifozëve që ishin më afër tij. Ata ishin një vajzë e vogël dhe nëna e saj. Fëmija nuk e kuptoi menjëherë se dhurata ishte për të.
Çfarë gjesti i thjeshtë, por që me siguri do të mbetet në kujtesën e një vajze për gjithë jetën.
/GazetaBlic Sport