Lajme

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Pejë, polica ka nisur hetimet

08/25/2024 20:02
nga:N K

Gjendet pa shenja jete një person në qytetin e Pejës. Ai është gjetur u vdekur në banesën e tij bënjë të ditur policia rajonale.

Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur të dielen rreth orë 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.

“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ”Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete. Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ”Hetim i vdekjes””, tha Rugova.

Ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.