Lajme

Haradinaj thotë se shkaku i bllokadës nga Amerika, shefi i CIA-s nuk u takua me Kurtin

08/22/2024 17:27
nga:Genita C

Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kreut të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Burns nuk i takuar me kryeministrin, Albin Kurti, shkaku i bllokadës që institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shefi të ekzekutivit kosovar.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar, shumë më kohë edhe po është praktik një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Përfundon takimi i shefit të CIA-s në Presidencë