Fatos Kojqiqi, një prej aksionarëve të spitalit privat në vend “United Hospital”, ka akuzuar “UBT” e Edmond Hajrizi se po tenton t’ua uzurpoj hapësirën e institucionit privat shëndetësor, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se qarkullimi i lajmit se “United Hospital” është blerë nga UBT nuk është i vërtetë.
Reagimi i plotë
SQARIM
Te nderuar miq, familjare dhe pacient, koheve te fundit kam marre shume mesazhe dhe telefonata ne lidhje me shitjen e United Hospital.
Dua te sqaroj se United Hospital nuk eshte shitur dhe vazhdon te mbetet ne pronesine tone dhe te partnerit tone Alfred Ibrahimi.
Njoftimet dhe postimet e fundit se Spitali eshte blere nga kompania UBT jane te paverteta dhe mashtrime qe UBT dhe Alfred Ibrahimi tentojne tu bejne opinionit publik, institucioneve shterore dhe pacienteve.
Cdo marreveshje e fshehte e tyre , pa miratimin tone, eshte e paligjeshme dhe ngre dyshime per mashtrim.
Meqenese Alfred Ibrahimi eshte i interesuar per shitjen e akcioneve te tij, ne i kemi bere oferten tone si bashkepronar te ketij spitali dhe jemi ne pritje te nje pergjigjeje.
Tendenca e uzurpimit te hapsirave te spitalit nga UBT eshte e papranueshme dhe do te trajtohet nga Institucionet e rendit.
Ju faleminderit.



