Lajme

Prokuroria kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Noizy-it

08/04/2024 21:28
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës është duke e kërkuar reperim Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Reperi i njohur është duke kërkuar me urdhër të Prokurorisë pasi i njëjti nuk është paraqitur për intervistim para organeve kompetente ashtu siç ka paralajmëruar avokati i tij.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“I njëjti nuk është paraqitur për intervistim përkundër premtimeve nga avokati i tij – për këtë çështje i bëjmë thirrje këngëtarit dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale të paraqiten tek organet hetuese. Kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me Policinë dhe Prokurorin e Shtetit”, ka theksuar ai.